Adresimin për kombin e filloi me akuza për Kosovën, pasi prej 5 vitesh nuk është themeluar asociacioni i komunave serbe. E vazhdoi me statistika demografike pasi Serbia ka rënë nën 7 milionë banorë dhe humb 39 mijë qytetarë në vit. Zgjidhja e problemit të Kosovës e ndihmon këtë.

"Shpesh kemi sjellje të pahijshme ndaj serbëve për Kosovën. Por, është e rëndësishme që të krijojmë ndjenjë paqeje për 100 vjet që njerëzit të ndjehen të sigurt për të ndenjur dhe për të krijuar familje këtu".

Para takimeve në Bruksel, Presidenti Vuçiç tha se kompromisi është e vetmja mënyrë, ose zgjidhje nuk do ketë. Në takimin me Thaçin do të mbrojë interesat e Serbisë.

"Nuk pres asgjë pasi ne nuk kemi ç?të bëjmë të re përveç të presim krijimin e asociacionit. Unë do të bisedoj dhe do të kujdesem për kompromis, jo të mbroj mitet, por të ardhmen tonë".

Serbia do të ketë rast patjetër të shprehet në referendum për Kosovën. Bëri thirrje për serbët ta bojkotojnë ushtrinë e Kosovës.

Tv Klan