http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimi zjarrfikës i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve ne Tirane. Ne zonën e Kërrabës ku tete muaj me pare u dogj një sasi pemësh, këtë fundjave janë mbjelle 117 rrënjë ulliri. Kryetari i Bashkisë vlerësoi aksionin e zjarrfikësve.

?Më vjen mirë që 117 zjarrfikësit e Tiranës po mbjellin 117 pemë në një zonë si Kërraba, e cila u shkretua gjatë zjarreve të verës. Fakti që zjarrfikësit kthehen jo vetëm për të shuar zjarrin, por edhe për të rimbjellë aty ku zjarri bëri dëm, është besoj fabula më e bukur e këtij qyteti: Ne rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Në Kërrabë, në total kemi mbjellë rreth 650 pemë, por jemi afër rekordit të 100 mijë pemëve. Çdo qytetar i Tiranës që ka parë këtë energji magjike në qytet gjatë këtyre muajve, ka edhe pak ditë kohë, deri në 21 mars?.

Kryetari Veliaj siguroi se aksioni për mbjelljen e pemëve do te vijoje përtej 21 marsit

?Do të vazhdojmë të mbjellim deri sa të na lejojë moti, por në datën 21 mars duam ta mbyllim me qëllimin tonë të 100 mijë pemëve. Ndaj u them të gjithë qytetarëve: nxitoni, mbillni një pemë poshtë pallatit, poshtë shtëpisë, te vendi i punës, në shkollë, në kopsht, në çerdhe, nëpër parqe, kudo ku keni mundësi për t?i dhënë më shumë oksigjen Tiranës?.

Ne zonën e Kërrabës janë kryer investime qe kane ndikuar ne ekonominë lokale ndërsa total janë mbjelle 650 rrënjë ullinj.