Surprise Me!

Mbështetësit e Frrokajt në protestë përpara policisë në Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarë të Lezhës kanë dalë sërish në një protestë, në mbështetje te kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, i arrestuar me akuzën e tjetërsimit të tokave.

Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në ambientet e Policisë Lezhë, tubuesit pretendojnë se arrestimi është i motivuar politikisht për të denigruar imazhin kryebashkiakut.

Mes të protestuesve ishte edhe kreu i PD-së Lezhë Paulin Marku. Ai tha se mbështet drejtësinë, por jo atë të njëanshme dhe politike.

Vendimi për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, është shtyrë për mëngjesin e së hënës. Gjykata do të vendosë nëse kryebashkiaku do të hetohet në gjendje të lirë apo masa për të do të vijoje te jetë arresti me burg.

Prokuroria pritet të zgjerojë hetimet për përvetësimin e mbi 235 mijë metrave katrorë tokë në zonën e quajtur ?Rana e Hedhun?. Burime pranë organit të akuzës thanë se hetimet do të shtrihen dhe në zonat e tjera bregdetare të Shëngjinit por edhe në Velipojë të Shkodrës ku dyshohet se ka pasur abuzime me titujt e pronësisë.

Buy Now on CodeCanyon