Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori rus, Aleksander Karpushin, e quajti përfshirjen e Rusisë në financimin e Partisë Demokratike si spekullime të pabaza.

Ambasadori Karpushin tha se nuk e kupton valën e re të sulmeve kundër Kremlinit që mund të ketë si qëllim sipas tij, përkeqësimin e situatës përpara zgjedhjeve ose për të përkeqësuar imazhin e shtetit që do të organizojë kampioantin botëror të futbollit në qershorin e këtij viti.

Karpushin: Të gjitha akuzat që përmendën, të gjitha këto spekulime janë të pabaza edhe përsa i përket situatës në SHBA edhe sa i përket Shqipërisë, ku kohët e fundit një akuzë e shpikur është përdorur në kontekst të betejes së brendshme politike midis PS dhe PD. Nuk e di cila është arsye për këtë valë të re akuzash kundër Rusisë kohët e fundit. Ndoshta kjo është bërë për të përkeqësuar situatën në prag të zgjedhjeve Presidenciale.

Ambasadori rus Karpushin shprehet se Rusia do të përmirësojë gjendjen e saj ekonomike dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme ku përfshihet edhe Shqipëria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/financimi-rus-i-pd-karpushin-akuza-te-pabaza-te-prishur-imazhin-e-rusise