Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat në Shëngjin do të dalin sot para gjykatës së Lezhës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe kanë vendosur shirita. Rreth orës 08:53 në gjykatë ka mbërritur kryebashkiaku Frrokaj.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten me masë sigurie "arrest me burg" të marrë në mungesë nga gjykata e Lezhës, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/blindohet-gjykata-sot-seanca-e-vleresimit-te-arrestit-kryebashkiakun-e-lezhes