http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Denis Shtrazën, të akuzuarin kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Denis Shtraza u akuzua sëbashku me Ervin Dalipajn ish-punonjës i policisë, i cili u vra gjatë një atentati në prill të një viti më pare te mbikalimi i Sukthit.

Ndonëse Shtraza asnjëherë nuk pranoi akuzën, madje pretendonte se me Çollakun kishin miqësi, gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm.

Shtraza u arrestua ne janar të vitit 2016 vetëm pak dite pas rrëmbimit e ekzekutimit të Gazmend Çollakut. I riu nga Durrësi u mor forcërisht nga ambientet e lokalit ku qëndronte ndërsa trupi i pajete u gjet dy dite më pas ne afërsi të Fushe Krujës.

Për vrasjen pati disa shoqërime dhe arrestime mes tyre dhe Denis Shtrazën pasi ne automjetin me të cilin udhëtonte u gjeten njolla gjaku të cilat pas testit të Adn-së rezultuan se ishin të viktimës Çollaku.

Sipas prokurorisë i përfshire ne ekzekutimin e Çollakut ka qene dhe ish-oficeri i policisë Ervin Dalipaj, por ai u ekzekutua ditën qe do të paraqitej ne seancën gjyqësore.

Për organin e akuzës shkak i vrasjeve u bë lufta mes anëtarëve të bandave në Durrës me qëllim kontrollin e trafikut të drogës.