http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka kaluar me shumë se një muaj nga kërkesa e Ministrit të Jashtëm drejtuar Presidentit për dhënine e autorizimit për nisjen e negociatave me Greqinë, për përcaktimin e kufirit të ri detar mes dy vendeve, situata vijon të jetë ende pezull.
Pavarësisht dy kërkesave të kreut te shtetit për informacione shtesë dhe po kaq përgjigjeve të dërguara nga Minstria, sërisht është një pikë e cila vazhdon të jetë ende e paplotësuar, përcaktimi i Ujërave të Brendshme si dhe Vija e Drejtë Bazë e Bregdetit Shqiptar.
Vizion Plus ka mësuar se deri më tani, Ministria e Jashtme, pavarësisht informacioneve voluminoze të dërguara në Presidencë, nuk e ka dorëzuar këtë informacion, pasi sipas tyre, një gjë e tillë nuk ekziston e për këtë arsye, kjo vijë e cila përcaktoin kufirin e detit territorial të Shqipërisë, nuk është pasqyryar në harata.
Ose më saktë, ajo shkon deri në detin Adriatik dhe ndërpritet aty.
Pavarësisht se ka qenë vetë mazhoranca e sotme, ajo që ka akuzuar dhe sulmuar opozitën që në vitin 2008 hoqi kufijtë e Shqipërisë duke e lënë vendin tonë, pa kufijë territorial të cilët ishin të mirpërcaktuar, sot Ministria e Jashtme nuk e pasqyron këtë të dhënë, e cila është rikthyer në fuqi, pas kërkesës së vet tyre.
Në ligj përcaktohen qartë ujwrat territorial të Shqipërisë, shto këto dhe faktin që këto kufijë janë të përcaktuar që në vitin 1925 me anë të protokollit të Firencez, të cilit i është referuar dhe Gjykata Kushtetuese në vendimin për rrëzimin e marrëveshjes së vitit 2009.
Në këto kushte, kur ende nuk ka një saktësim në hartë të kësaj vije, mundësitë janë dy, e para që Presidenti Meta të mos e lëshoi autorizimin deri në plotësimin e kësaj pike dhe e dyta, që sipas burimeve të Vizion Plus është më e arritshme, është që kreu i shtetit të lëshoi autirizimin me kushtin që përpara se palët të ulen në tyrezë për negociata, ky material ti jetë vënë në dispozicion negociatorëve dhe Presidentit Meta.