Surprise Me!

Report TV - Ndihma ekonomike, Rama: I hiqet kujtdo që refuzon punën

2018-05-12 0 Dailymotion

Qeveria nuk do t?i japë ndihmë ekonomike askujt që është i aftë për punë dhe nuk pranon vendet e punës që zyrat shtetërore ofrojnë në bashkëpunim me bizneset. Kryeministri Edi Rama ishte në një fabrikë këpucësh në Kamëz ku kompania u ankua se qytetarët që intervistohen nuk pranojnë të punojnë me pretekste të ndryshme.<br />Kryeministri vijon aksionin e tij për të bindur qytetarët që të aplikojnë për punë në zyrat shtetërore të punës dhe të pranojnë ofertat që u vijnë prej tyre, ndryshe, do të humbasin ndihmën ekonomike.<br /><br />?Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit dhe për sa kohë janë në pamundësi për tu integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo perspektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes,? u shpreh Kryeministri Rama.

Buy Now on CodeCanyon