Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkodër uji po shtrin territorin e tij duke mos kursyer më asgjë.

Sipërfaqe të tëra janë të përmbytura, pasi niveli është rritur me mbi 50 cm në më pak se 12 orë.

Në fshatin Obot në tre shtëpi ka prezencë uji, në Muriqan nga uji janë prekur pesë banesa ndërsa 4 të tjera në lagjen "Gallube".

Në brendësi të fshatit mbizotëron heshtja dhe duket sikur frenat e komandimit tashmë i ka marrë uji, që për këto familje është kthyer në mysafirin e padëshiruar. Demet janë kolosale dhe zhurma e vetme që prish qetësinë, është ajo e motorrit të varkës, mjetit të vetëm që mundëson komunikimin e Obotit me pjesën tjetër të territorit.

20 minuta zgjat një udhëtim me varkë nga rruga kryesore e deri në brëndësi të fshatit, aty ku 200 shtëpi janë të izoluara. Për demet as që mund të flitet, pasi kanë kapur miliona lekë.

Në situatë të rëndë gjendet edhe Dajçi, aty ku sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në rreth 1 mijë hektarë. Uji po bllokon edhe rrugën kryesore Dajç ? Velipojë, ku komunikimi nëse vijon ky trend i rritjes së nivelit, do të mund të kryhet vetëm me mjete të ushtrisë.

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje.

Gjovalin Darragjati, administrator i Dajçit: Do t'i bësha thirrje autoriteteve të shpallin gjendjen e emergjencës.

Shkarkimet nga HEC Vau Dejës kanë shkuar në mbi 1 mijë meter/kub për sekond pa 5 agregatet në punë. Në ujë janë edhe 530 hektarë në Berdicë, lagjet periferike të Shkodres "Ajasëm" dhe "Livadhe", si dhe rrethinat. Nga rezervat e shtetit kanë mbërritur edhe 100 shtretërit e parë dhe 18 çadra që janë vënë në dispozicion të bashkisë së Shkodrës në rast se do të lindë nevoja për të evakuuar familje nga këto njësi administrative.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/ne-obot-qarkullohet-vetem-me-varka-200-banesa-te-izoluara