Surprise Me!

Ora News - Vrasja e Çollakut, burg për jetë për Denis Shtrazën

2018-05-12 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot dënimin "burg për jetë" për Denis Shtrazën.

Trupa gjykuese e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Shtrazën për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe Prokuroria.

Ndërkohë vetë i pandehuri dhe avokati i tij kanë pretenduar për pafajësi me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Çollakut.

Për vrasjen e Çollakut ishte akuzuar dhe Ervin Dalipaj për të cilin pushoi gjykimi pas ekzekutimit të tij në prill të 2017 tek mbikalimi i Sukthit.

Çfarë ndodhi me 7 janar të 2016?

Gazmend Çollaku i gjet i vrarë në Krujë një ditë pasi u mor peng nga 4 persona. Gjatë dëshmisë në gjyq Shtraza ka deklaruar se me Çollakun ka pasur raporte miqësore dhe kurrsesi nuk ishte ai autori i rrëmbimit dhe më pas vrasjes së tij. Madje në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pretenduar se ndodhej në Tiranë.

Por prokuroria ka pretenduar të kundërtën duke paraqitur dhe ADN-ne e Shtrazes që është gjetur në një nga makinat me të cilat pretendohet se është kryer rrëmbimi.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/vrasja-e-collakut-burg-jete-denis-shtrazen

Buy Now on CodeCanyon