Ditën e sotme, rreth orës 16:10, në rrugën "Gjergj Legisi" në zonën e Laprakës në Tiranë, në banesën e shtetasit Banush Gjuhacaj., 90 vjeç, i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakëve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

90-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi.

Shkaku i dyshuar i flakëve në banesën e të moshuarit, dyshohet se ka qenë një shpërthim i bombulës së gazit.