Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vleresimin paraprak te plotesimit te kritereve ligjore dhe njekohesisht te pikeve te marra nga dosja sipas mesatares, vjetersise ne pune, diplomave master e gjuhë e huaj.

Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: www.infermierepershqiperine.al, ku çdo i interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë.

Kandidatet dhe te gjithe te interesuarit kane 5 dite kohe per ankimim per piket duke filluar qe sot dhe pas pese diteve per shqyrtimin e ankesave.

Me date 29 mars do të përpilohet lista me renditjen perfundimtare te kandidateve që do të futen në testim. Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte menduar te zhvillohet ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Në një deklaratë për media, zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pas fazes së parë të shpalljes se listes paraprake të kandidatëve të interesuar u është dhënë kohë 2354 aplikanteve per te plotesuar dokumentacionin.

Jane 1945 kandidate qe do te testohen per 416 vende te lira pune ne profesionet infermiere, teknik imazherie, fizioterapiste.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/ministria-e-shendetesise-shpall-datat-e-konkurseve-infermieret