Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria nuk ka vetëm problemin e kufijve detare me Greqinë, por edhe atë të njohjes së pagesës së pensioneve për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet.

Institucionet shqiptare që kanë shumë vite në negociata me Greqinë dhe Italinë akuzojnë këto dy shtete se kanë një mungesë të theksuar vullneti për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.

Hado: Fatkeqësisht situata është në vend numëro, sic ka qenë para 1 viti. Nga ana jonë janë bërë dhe nga ana e ministrisë së Mirëqenies Sociale janë bërë disa përpjekje kryesisht me Italinë për të vendosur një komunikim dhe fillimin e negociatave. Por kemi ngelur në të njëjtin situatë.

Problematika me këto dy shtete doli gjatë miratimit në Komisionin Parlamentar të marrëveshjes me Austrinë nga e cila pritet të përfitojnë direk 2 mijë shqiptarë.

Marrëveshja parashikon që shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Austri do tu njihen si kontribut pensioni edhe vitet e punës që kanë bërë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbi-2-mije-shqiptare-ne-austri-perfitojne-nga-marreveshja-pensionet