Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është Dilaver Veshaj (në foto), 40 vjeçari i cili vrau tre ditë më parë kushëririn në sy të djalit të tij të mitur.

Ai doli sot para trupës gjykuese për masën e sigurisë, ndërsa mbi të rëndojnë tre akuza: "mbajtje pa leje te armeve dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit", "vrasje me dashje" dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje i armeve sportive dhe te gjuetise.

Prokuror i çështjes është Kledian Llaho, ndërsa Mirela Mishgjoni relatore.

Të premten, Dilaver Veshaj qëlloi me pistoletë dhe më pas ka godit me sopatë kushëririn duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit 7 vjeçar të viktimës Arben Veshaj.

Xhaxhi i viktimës, Sotir Veshaj ka dëshmuar se 37 vjeçari ka qenë duke nxjerrë bagëtitë në mal së bashku me të birin kur është përballur me Dilaver Veshaj.

Sipas Veshajt, qentë e autorit i janë vërsulur 37-vjeçarit dhe djalit të tij, për këtë arsye Arbeni i ka qëlluar me shkop.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/autori-i-vrasjes-horror-ne-vlore-para-gjykates