Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me të marrë plotfuqishmërinë nga presidenti Ilir Meta, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk humb kohë.

Brenda pak ditësh apo javësh pritet të jetë dhe raundi i parë i bisedimeve teknike me palën greke. E bëri të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një prononcim për median.

Ditmir Bushati: "Pa humbur kohë do të procedojmë me plotfuqishmërinë. Shpresojmë shumë që për pak ditë apo javë ne të bëjmë raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke, bazuar mbi një proces pune voluminoz dhe parapërgatitore që ka ndodhur gjatë 4 viteve."

Bushati tha se ndërveprimi me presidentin ka ndihmuar që grupi negociator tashmë të ketë një material të mirë shtesë orientues

Ditmir Bushati: "Ne kemi pasur konsultime, ndërprevime me presidentin e Republikës dhe institucionet e tjera për të gjitha cështjet që presidenti ka shtruar. Tani ka një material shtesë dhe voluminoz dhe falë këtij ndër veprimi që është një material orientues për grupin negociator."

Bushati përsëriti gjithashtu se qeveria është e vendosur për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe mbi të gjitha të zbatueshme
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pasi-mori-dakordesine-e-metes-bushati-thot-sdo-humbim-kohe