Drejtoresha e shërbimit kombëtar për rininë Lori Haxhiu dhe gazetari Andi Nuraj ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.<br />Haxhiu tha se ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë fruta deti të tiganisura me perime.<br />Ndërkohë gazetari kishte zgjedhur të përgatisë pastiço.Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e Haxhiut.