Surprise Me!

Projektet e transportit në rajon - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është takuar në Sofje me komisioneren e Bashkimit Europian për Transportin, Violeta Bulc.

Ata diskutuan mbi projektet potenciale rajonale në fushën e transportit dhe nevojën për mbështetje nga Bashkimi Evropian. Gjiknuri theksoi se Shqipëria ka avancuar në koordinim me vendet fqinje, duke aplikuar për disa projekte të përbashkëta.

?U përshëndetëm për faktin se shumë shpejt do të fillojmë implementimin e projektit të hekurudhës ashtu sikurse përfundimi i disa segmenteve rrugore, pjesë të korridoreve juglindore. Ka edhe projekte të tjera të rëndësishme siç është ai i menaxhimit të hapësirës detare apo dhe projektet e tjera hekurudhore, sidomos lidhjet e përbashkëta mes Greqisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Realisht mundësitë janë. Ka një mundësi të madhe shtesë për financimet lidhur me projektet e përbashkëta. Nga ana tjetër kërkohet koordinim dhe Shqipëria është duke bashkëpunuar me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe Greqinë që të fitojnë projekte të përbashkëta.?

Në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi transportin multimodal, Gkiknuri zhvilloi takime edhe me ministrat e transportit të vendeve të Evropës Juglindore dhe disa prej vendeve anëtare, e po ashtu edhe me përfaqësues të kompanive private në fushën e transportit hekurudhor dhe rrugor.

Buy Now on CodeCanyon