Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, thotë se nëse Shqipëria apo Ballkani Perëndimor rrëzohet, nuk është aspak në interes jo vetëm të këtyre vendeve por edhe të Bashkimit Evropian.

Gjatë një fjale në takimin e miqve të Shqipërisë në BE, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Mogherini theksoi se vendet e rajonit nuk duhet të humbasin mundësinë e integrimit.

Mogherini: Rreziku i të mos ecurit përpara është të rrëzohemi dhe nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor nuk është aspak në interes të rajonit, aspak në interes të BE. Kjo është shumë e qartë për mua.

Në Ballkan kam mësuar se gjërat mund të ecin shumë mirë shumë shpejt dhe mund të shkojnë shumë keq shumë shpejt.

Zgjedhja me të cilën ne përballemi si institucione është e qartë; që do të thotë nuk duam të humbim rezultatet e një pune të përbashkët të shumë viteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mogherini-nese-shqiperia-rrezohet-nuk-eshte-aspak-ne-interes-te-be