Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi Monetar ndërkombëtar në mbyllje të misionit dy-javor në Shqipëri ka ripërsëritur kërkesën për të ndaluar projektet me Partneritet Publik Privat. Përfaqësuesja e FMN për Shqipërinë Anita Tuladhar pranoi mosmarrëveshjet me qeverinë në lidhje me këtë çështje ndërsa tha se ofertat e pakërkuara mbartin shumë risqe për buxhetin

Tuladhar: Në lidhje me praktikat PPP-ve, procesi duhet të jetë transparent dhe i studiuar. Ne jemi të përqendruar më shumë te procesi dhe në përzgjedhjen e projekteve të duhura. Duhet vlerësim i alternativave dhe ndarjes së risqeve. Qeveria të mos marrë më shumë risqe se ç'duhet dhe në rastet e propozimeve të pa kërkuara, qeveria merr më shumë kosto. Ajo duhet të bëjë analizë të mirëfilltë

Misioni i Fmn kishte disa rekomandime për qeverinë shqiptare .

Tuladhar: Prioritetet kyçe janë: çuarja përpara e konsolidimit fiskal; rritja e efikasitetit të shpenzimeve të investimeve publike; fuqizimi i kuadrit institucional për mbikëqyrjen bankare dhe zgjidhjen e kredive nën standard; dhe heqja e pengesave në mjedisin e biznesit/investimeve nëpërmjet reformave në gjyqësor dhe kundër korrupsionit. Po ashtu duhet të shihen me vëmendje dhe detyrimet e prapambetura dhe të vijoj puna per mjedisin e biznesit qe te jete me atraktiv. Niveli i Borxhit gjithashtu vijon të jetë i lartë .

Nisjen e aplikimit të TVSH për bizneset që kalojnë xhiron prej 2 mln lekësh Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh si një barrë për administratën tatimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fmn-ndaloni-koncesionet-mbartin-shume-risqe