Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka lëshuar alarmin sot lidhur me situatën e përkeqësuar të përmbytjeve në rrethin e Shkodrës.
Prençi deklaroi se duhet që të shpallet gjendja e emergjencave pjesore.

Ai u shpreh se në zonat që ndodhen nën ujë ?ka argjinatura të demtuara , lëvizja e qytetarëve dhe gjësë së gjallë nuk është e lirë dhe situata e natës nuk dihet çfarë sjell. Kemi 72 orë në dispozicion për të treguar veten nëse vlejmë apo dështojmë?.

Prençi i drejtoi një thirrje edhe prokurorit të Shkodrës: ?Kërkoj prokurorin e rrethit këtu. Janë ndërtuar vepra publike me kosto duke bllokuar kanale kulluese?.

Kreu i emergjencave bëri të ditur se janë nisur edhe pjestarë të ushtrisë nga Tiranë për të parandaluar rreziqet e rënda.

?Duhet shmangur katastrofa, janë nisur grupet xheniere nga Tirana. Nëse shpërthen argjinatura ka rrezik të lartë? ? tha ai.

Në mbledhjen e shtabit të emergjencave, në prani të Prefektit të Shkodrës dhe të kryetares së bashkisë Voltana Ademi, Shemsi Prençi akuzoi një kompani private, e cila sipas tij, gjatë punimet që po kryen në rrugë, ka dëmtuar kanalet e kullimit.