Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së pronarit të hotelit në Dibër, Elsi Kosiqi.

Sipas policisë autori i dyshuar është Mahmut Gega banues në njësinë administrative Shupenzë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vrasjes është një konflikt për motive të dobëta.

32-vjeçari u qëllua të paktën tre herë me pistoletë pasi kishte dalë nga makina dhe po shkonte të mbyllte portën e shtëpisë.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërsa Për shkak të hetimeve policia nuk bën me dije të dhëna të tjera të rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se 32 vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ku ka qëndruar në Dibër të Madhe për arsye që po verifikohen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-autori-i-dyshuar-i-vrasjes-se-pronarit-te-hotelit-ne-diber