Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shpesh herë afatet e punimeve për rikonstruksione nuk zbatohen. I tillë është edhe rasti i shkollës profesionale "Ali Myftiu" në Elbasan që emisioni BOOM ka trajtuar sot.

Tenderi për rikonstruksionin e kësaj shkolle është fituar nga kompania Alko Impex shpk dhe ka një vlerë prej 97, 891, 872 lekë me TVSH dhe data e lidhjes së kontratës është 22.05.2017.

Por tabela e punimeve të rikonstruksionit të kësaj shkolle që gjendet në hyrje të saj, njofton për afatin 9 mujor për përfundimin e punimeve.

Nga një llogaritje e thjeshtë, del që afati ka përfunduar më 22 shkurt, por punimet në shkollë ende vazhdojnë. Shkollat profesionale janë specifike, pasi kanë edhe laboratorë, pra e zhvillojnë ndryshe nga shkollat normale procesin mësimor, kështu që zgjatja e afatit të punimeve , do të thotë rrjedhimisht dhe një vit shkollor jo në kushtet optimale të realizimit të procesit mësimor.

Nga një vëzhgim i bërë nga kamera e BOOM brenda ambienteve të kësaj shkolle shihet qartë se punimet vazhdojnë ende. Ajo që bie në sy është fakti që edhe pse afati ka përfunduar, brenda janë vetëm tre punëtorë.

Tenderi është fituar në muajin maj, por punimët për rikonstruksionin e shkollës kanë nisur në muajin shtator të 2017.

Drejtoresha e shkollës "Ali Myftiu" tha se në maj dhe qershor nuk filluan punimet për shkak të zgjedhjeve.

Ndërsa përfaqësuesi i firmës ALKO IMPEX tha se shtyrja e afateve ka ndodhur për shkak të disa ndryshimeve të projektit nga ministria, dhe se shumë shpejt do të përfundojnë punimet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tenderi-shkollen-boom-nuk-zbatohen-afatet-perfundimin-e-rikonstruksionit