Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fran Vatgjoka, ishte personi i parë që u fut me not në lumin Kir për tu shkuar në ndihmë dy fëmijëve që kishin mbetur të bllokuar poshtë Urës së Bardhajve prej orës 15:00 të ditës së djeshme, 21 mars 2018.

Nga spitali ku po merr trajtim mjekësor bashkë me dy fëmijët pasi forcat e rendit i nxorën nga lumi, 60-vjeçari ka treguar sesi u vu në dijeni për dy fëmijët.

Vatgjoka: Unë isha në shtëpi, më njoftuan në telefon ca njerëz të mi të afërm dhe thanë na kanë mbetur fëmijët në ujë.Arrita të shkoj. U futa me not për të shkuar tek fëmijët.Ishin bllokuar në ujë. Fëmijët kanë mbetur në ujë prej orës 3, unë kam qëndruar dy orë. Ishte rrezik i madh.

Vatgjoka nuk di të thotë sesi të miturit u gjenden në atë situatë, por mendon se më shumë ka qenë një lojë mes tyre që më pas u rrezikoi dhe jetën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ishin-prej-ores-3-ne-uje-flet-60-vjecari-qe-u-fut-ne-lumin-kir-te-shpetuar-djemte