Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Revolt Klan është një prej grupeve të suksesshme shqiptare që ka dy këngëtarët Bruno dhe Febi, që sjellin këngë të ndryshme së bashku me emra të njohur të muzikës.

Ata kanë bërë shumë bashkëpunime, por dy prej tyre, me të cilat morën vëmendje të madhe ishin 'Jemi s'jemi' me Marjola Kacanin dhe 'Akoma' me Eli Farën.

Gjatë një interviste për emisionin 'Ditë e Re', të dy janë vënë në vështirësi për të zgjedhur atë që i pëlqen më shumë.

Febi: Marjola është për pjesën e jugut. Eli është për gjithë Shqipërinë se është ambasadore e muzikës shqiptare.

Bruno: Kjo është si pyetje kë do më shumë mamin apo babin.

Për bashkëpunimin që e kanë bërë me gjithë zemër, Revolt Klan ka treguar se cdo gjë ka ndodhur spontanisht dhe të gjitha kanë vlerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/eli-fara-apo-marjola-kacani-ja-ke-zgjedh-revolt-klan