Surprise Me!

Rikthehet ne Beograd rasti i vrasjes se vellezerve Bytyci

2018-05-12 0 Dailymotion

Nga Nju Jorku në kryeqytetin serb. Familja Bytyçi udhëton prej vitesh në Serbi për të kërkuar drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve që ishin ekzekutuar pas arrestimit për kalim ilegal të kufirit. Kanë takuar zyrtarë të lartë të shtetit serb dhe rasti i tyre ngelet një pengesë në marrëdhëniet e Beogradit me Uashingtonin. Ilir Bytyçi, vëllai i viktimave beson se Serbia do të sjellë drejtësi pasi ka ndërruar pushteti. Por, deri në ditën e gjykimit nuk heqin dorë.

"Do të ndjeheshim të lehtësuar. Dhimbja do të jetë e freskët gjithmonë, si ditën që ka ndodhur. Është përgjegjësi e kësaj qeverie të sjellë drejtësi për familjen time dhe qeverinë time. Kemi pasur shumë premtime, por nuk ka ndodhur ende asgjë".

Shqiptaro-amerikanët kishin ardhur nga Amerika për t?iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishin i vetmi rast që vendosën të ndihmojnë romë e serbë që ishin kujdesur për nënën e tyre që kishte ngelur në Prizren në luftë.

"Familja ime dhe unë nuk kemi asgjë kundër serbëve. Nuk është faji i njerëzve, por i qeverisë. Ka qenë një udhëtim i gjatë për familjen tonë. Familja jonë nuk është raciste, pasi vëllezërit e mi po ndihmonin romët dhe serbët në një vend të sigurt".

Për rastin ka ndodhur një gjyq i ndërprerë. Atyre u është premtuar drejtësi dhe është parë si rast i lidhur me politikën. Por, familja nuk ka hequr dorë kurrë.

Buy Now on CodeCanyon