Besimtarët bektashian kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut. Kjo festë përcjell mesazhin për një të ardhme më të mirë.<br />Me rastin e kësaj feste Kryegjyshi Botëror Bektashian, Edmond Brahimaj përcolli mesazhin për mirësi dhe paqe.<br />Festa e Sulltan Nevruzit<br />Komuniteti bektashi feston sot Ditën e Sulltan Novruzit. Më këtë rast në selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane janë dhënë mesazhe tolerance dhe mirësie. Një mesazh i tillë u dha nga Kryegjyshi Botërorë i Bektashinjve, baba Edmond Brahimaj.
