Pas Edith Harxhit, një tjetër anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar se partia më e madhe opozitare në vend ka nevojë për pjekurinë dhe inteligjencën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka deklaruar në studion e Report Tv, në emisionin ?45 minuta? të gazetarit Denis Minga, se PD ndodhet në gjendje emergjente dhe në pikën e saj më të ulët historike.

?Karizma e Berishës i mungon PD, kurajoja e tij, inteligjenca dhe intuita, pjekuria e Berishës i mungon sot PD. Mund të jetë një opsion dhe rikthimi i Berishës. Unë do isha për një strukturë ad hoc për ta nxjerrë partinë nga emergjenca?, tha Kulluri.

Më tej, Edvin Kulluri hodhi akuza të forta ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, teksa tha se po e çan përfundimisht partinë.