Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një raport prej 13 faqesh, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka përcjellë Komisionit të Posaçëm Parlamentar disa propozime të rëndësishme në lidhje me reformën zgjedhore.

Të ndara në disa kategori, ku më kryesoret ishin forcimi i sistemit zgjedhor, financimi i partive politike dhe për pasqyrimin e fushatës në media, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve propozon që në zgjedhjet e ardhshme vendore sistemi zgjedhor të jetë proporcional në nivel bashkie.

Pra votimi të bëhet me një fletë duke votuar vetëm për partinë dhe jo për kandidatin.

"Një sistem zgjedhor proporcional vendor do përforconte efektin dhe do i plotësonte më shpejt objektivat politiko ligjore të sistemit zgjedhor të ri; Një sistem unik votimi për zgjedhjet vendore do të thotë një votim, në vend të dy votimeve që kemi sot, një fletë votimi në vend të dy fletëve".

Kjo do të thotë që kryetarin e bashkisë nuk e zgjedhin direkt qytetarët por këshillatrët bashkiakë që përbëjnë shumicën.

Qëllimi i kësaj sipas KQZ është të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar - Këshill Bashkiak, i cili jo në pak rastë është bërë burim konfliktualiteti ose krizash qeverisjeje në nivel lokal.

"Demokracia vendore në Shqipëri dukshëm ndjen sot nevojën për rritjen e përgjegjësive dhe rolit të këshillave, shndërrimit të tyre në ?parlamente? të mirëfillta vendore, si dhe shndërrimin e kryetarëve në ?ekzekutiv? të mirëfilltë, i cili votëbesohet dhe eventualisht humb votbesimin e këshillit".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rekomandimi-i-kqz-zgjedhjet-vendore-me-sistem-proporcional-te-votohet-me-1-flete