Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga mbledhja e emergjencave civile të bashkisë Shkodër, ku ishin të pranishëm vetëm strukturat e kësaj njësie vendore dhe deputetët e djathtë, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoj qeverisë të shpallë emergjencen civile. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bën një shkelje penale, dhe ka kërkuar të vihet para përgjegjësisë ligjore për mosshpalljen e emergjencës.

Shkaktari i vertetë i asaj që po ndodh në këto zona është KESH, ndaj të cilit kërkoj që prokuroria të nisë një hetim për keqmenaxhim të kaskadës.

Por siç ndodh rëndom në Shqipëri, duke mos përbërë më risi, edhe ndaj situatave emergjente politika vepron e ndarë. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ishte pak minuta përpara se Basha të hynte në Shkoder, në rrugën e Dajçit i shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka. Ai garantoj se institucionet janë në funksion të plotë dhe kërkoj që me përmbytjet të mos bëhet politike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ne-shkoder-mosshpallja-e-emergjences-veper-penale-e-rames