Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gra deputete, sipërmarrëse dhe pedagoge u bënë bashkë për të ndarë eksperiencat dhe vështirësitë në karrierë si dhe për të ngritur zërin për respektimin e të drejtave të tyre. Presidenti Ilir Meta i ftuar në forumin ?Gratë në shërbimin publik? u bëri apel institucioneve që të fuqizojnë statusin social dhe ekonomik të gruas.

Ilir Meta: "Reforma në administratën publike ka një rëndësi të madhe, jo vetëm si një detyrë shtëpie përsa i përket proçesit të integrimit në B.E, por mbi të gjitha se i shërben memories institucionale dhe është gur themeli në krijimin e shtetit të së drejtës"

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ndau përvojën e saj si drejtuese e shtetit dhe tha se nevojiten politika gjithëpërfshirëse për të garantuar një përfaqësim më të lartë të grave dhe vajzave ne politikë dhe ekonomi.

Atifete Jahjaga: "Gratë nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në sektorin ekonomik, në fuqinë punëtore, në politikë dhe pothuajse në çdo fushë tjetër të jetës publike dhe asaj shoqërore"

Sipas Komisioneres per Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, gratë dhe vajzat janë më të diskriminuara në shoqëri edhe në punë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-reforma-ne-administrate-gur-themeli-shtetin-e-se-drejtes