Surprise Me!

Report TV - Ambasada e Japonisë projekt për pastrimin e parqeve në Tiranë

2018-05-12 0 Dailymotion

Japonia do të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të përmirësuar shërbimin e pastrimit të parqeve të qytetit. Përmes nënshkrimit të një marrëveshje mes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Ambasadës së Japonisë në Tiranë, projekti mundëson shtimin e mjeteve dhe pajisjeve për pastrimin e Parkut të Liqenit Artificial dhe parqeve të tjera.<br /><br />Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi qeverinë japoneze për këtë mbështetje. ?Më vjen mirë që nga kjo marrëveshje marrim një donacion shumë të vyer për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, si ndihmë për shtimin e pajisjeve, koshat dhe një sistem të modernizuar të pastrimit për parqet e Tiranës?, tha Veliaj.<br /><br /> Ai theksoi se ky projekt bashkëpunimi është njëkohësisht edhe një vlerësim që i bëhet punës së APR-së, e cila jo vetëm e ka gjallëruar Parkun e Liqenit Artificial, por edhe punon çdo ditë që qytetarët të gjejnë një mjedis të pastër dhe të rregullt. ?Vlerësimi më i mirë për parqet e Tiranës nuk vjen nga unë si kryetar bashkie, por nga ata që janë të huaj, që e vënë re cilat janë agjencitë e bashkisë që performojnë më mirë dhe duan të bashkëpunojnë me më të mirët. APR është një histori suksesi e Bashkisë së Tiranës dhe më vjen mirë që falë këtij donacioni do ta ketë pak më të lehtë punën?, shtoi Veliaj.

Buy Now on CodeCanyon