Policia ka kryer një operacion të gjerë në Shijak, ku në shënjestër ishin personat që posedojnë armë pa leje, ata me precedentë penalë dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij aksioni, që ka si qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, janë sekuestruar armë dhe municione luftarake, si dhe ka rënë në pranga një person.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Ervin Çizmja, 31 vjeç, banues në Shijak, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

? një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me kreher;

?një armë gjahu teke;

? 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm;

?një silensiator arme zjarri me gjatësi të pergjithshme 23 cm;

? një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.