Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Ndroqit kanë bllokuar rrugën që të çon në Durrës në shenjë proteste për shkak të gjëndjes skandaloze ku ndodhet kjo rrugë.

Ata thonë se bllokimi i rrugës do të vazhdojë për tre orë dhe nuk do të lejojnë të kalojë asnjë makinë. Për banorët kjo është një nismë për të dërguar zërin e tyre tek qeveria.

Rruga Plepat-Rromanat-Ndroq prej vitesh është degraduar dhe pavarësisht premtimeve nga qeveria ende nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj.

"Projektet janë bërë disa herë por nuk ka asnjë investim. Të paktën ta shtrojnë asfalt , nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë nga e para. Ne jemi mes Durrësit e Tiranës, paguajmë taksa, por ndihemi të izoluar. Rruga është copë-copë. Kemi tre herë që protestojmë por nga qeveria nuk ka asnjë reagim. Ne do të përshkallëzojmë protestat tona duke bllokuar autostradën por dhe duke protestuar para kryeministrisë"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-ndroqit-e-degrabuar-banoret-bllokojne-aksin-tre-ore