Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike, përmes deputetit Ervin Salianji ka kërkuar që të merret në hetim deputeti socialist Alket Hyseni. Sipas opozitës parlamentari socialist ka tjetërsuar 11 mijë katrorë tokë në Dhërmi.

Partia Demokratike ka kërkuar që deputeti Socialist Alket Hyseni të përgjigjet para drejtësisë për akuzën adresuar ndaj tij për grabitjen e 11 mijë metrave katrorë në Dhërmi.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Ervin Salianji tha se kryeministri po përdor dy standarde për të bërë drejtësi.

Salianji: Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për fallsfikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte Task forcën për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dintë konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, që siç rezulton nga dokumentat është e babait të tij.

Akuzat e PD, janë jkundërshtuar nga deputeti Alket Hyseni, i cili ka sqaruar se toka në Dhërmi që ai ka në zotërim, nuk është e njëjta me atë që pretendohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/salianji-alket-hysni-bleu-pronen-e-tjetersuar-200-mln-leke