Surprise Me!

Ora News - "Hanibal" vjen në Shqipëri, temperatura pritet të shkojë 35 gradë

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pranvera duket se nuk dëshiron të vijë, por sipas parashikimeve të agjencive ndërkombëtare temperaturat e ulëta duket se janë duke se janë duke numëruar orët e fundit.

Parashikimet flasin për një valë të ngrohti afrikan i cili do të mbërrijë në javën e pashkëve që prek edhe Shqipërinë ku temperaturat pritet që të shkojnë në 35 gradë celsius të dielën e 1 prillit.

Rryma e ngrohtë e emërtuar "Hanibal" duhet të mbërrijë nga Afrika të shtunën, një ditë para kremtimit të pashkëve.

Vala do të sjellë temperatura shumë herë më të larta sesa ato që duhet të jenë në pranverë. Rrethi anticiklonik do të ushqehet siç thuhet nga ajëri i ngrohtë direkt nga shkretëtira e Saharasë dhe kjo do të ncisë temperatura të larta në shumicën e rajoneve, por veçanërisht në jug.

Në Itali në pjesën e Siçilisë temperaturat mund të arrijnë maksimalisht 33 gradë dhe deri në 27 gradë në rajonet qendërore.

Në Shqipëri rritja e temperaturave do të nisë të enjte me 20 gradë. Por duke nisur nga e premtja e 30 marsit skenari meteorologjik do të ndryshojë duke kulmuar me 1 prillin ku temeraturat pritet të shkojnë në 35 gradë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hanibal-vjen-ne-shqiperi-temperatura-pritet-te-shkoje-35-grade

Buy Now on CodeCanyon