Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
20-vjeçari nga Elbasani Xhuljano Sollaku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në tentativë për grabitjen e banesës së Minella Muçit por qytetari nga Fieri nuk ka pasur para në shtëpi atë natë.

Ky fakt është bërë i ditur nga burime të policisë lokale pas kontrollit të kryer në banesën që grabitësit kishin piketuar për të vjedhur më 23 mars në lagjen "29 nëntori" të Fierit.

Kontrolli në banesë është kryer pas tentativës së grabitjes në apartamentin e Minella Muçës, ku një nga autorët Xhuliano Sollaku, mbeti i vrarë dhe bashkëpunëtori i tij, Arben Muça u plagos, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë.

Dyshohet se të paktën një prej tyre është nga Fieri dhe ka orientuar shoket e tij ne banesen e Minella Mucit me mendimin se aty mund të ketë pasur sasi të konsiderueshme parash. Por nga rindertimi i ngjarjes dhe kontrolli në banesë, është konkluduar se cifti i te moshuarve Muçi nuk kane pasur sende me vlere apo shuma të mëdha parash në shtëpi, pavaresisht se grabitesit dyshohet të kenë pasur informacion se djali i Minelles i cili jeton ne Meksike mund te kishte kryer ndonje transfertë valute tek prindërit e tij.

Nga verifikimi i te kaluares se dy prej grabitesve, Xhuljano Sollaku qe mbeti i vrare gjate shkembimit te zjarrit me policine dhe Arben Mucaj i cili u plagos, eshte konstatuar se ata kane pasur prej vitesh aktivitet të dyshimtë. Nga grupi i hetimit është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi qe dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra te tjera penale edhe ne qytete të tjera të Shqiperise.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-grabitjen-ne-fier-policia-nuk-gjeti-para-ne-shtepi-pas-ngjarjes