Surprise Me!

Përmbytjet në Shkodër, jetesa e banorëve në konvikte - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse niveli i ujit në zonën e Nënshkodrës ka filluar të bjerë, shume prej të evakuuareve qëndrojnë ende ne ambientet ku janë vendosur nga bashkia.Konvikti i shkollës "Arben Broci" është streha e shumë familjeve që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre të mbuluara nga uji.
Kjo grua prej 6 ditësh sëbashku me fëmijën e saj jeton ne konvikt, pasi shtëpia është bërë e pabanueshme.
Në të njëjtën situatë ndodhet e familja e kësaj të moshuare, e cila përveç sëmundjes tani përballet edhe me problemet e shkaktuara si pasoje e përmbytjeve.
Sipas te dhënave te fundit 4155 ha tokë vazhdoje te jene nën ujë. Mbi 200 shtëpi janë të mbuluara nga uji dhe te pabanueshme.
Situata paraqitet më problematike në njësinë administrative Dajç, ku disa rrugë janë të bllokuara dhe shumë shkolla me prezencë uji në ambientet e brendshme.

Buy Now on CodeCanyon