Surprise Me!

Krimet e Renda shpallin moskompetence per 30 dosje

2018-05-12 0 Dailymotion

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë i cili i jep përkohësisht kompetencat e Gjykatës Speciale Antikorrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet shpallë moskompetencë për 30 dojse të cilat i ka në gjykim. Këtë të hënë ishte parashikuar të zhvillohej seanca e radhës për masakrën e ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë në Maj të 2015, ku mbeten të vrarë tre persona.<br /><br />Po sipas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, vepra e vrasjes për gjakmarrje do të gjykohet nga gjykatat e rretheve dhe dosja i kalon për kompetencë Tiranës. Një tjetër gjyq që pritej të zhvillohej ishte ai ndaj Sadedin Sules i cili në bashkëpunim me Fatjon Karmeshtnën në Prill të 2016 mbyti bashkëshorten e tij në Shkodër . Sipas ligjit kjo dosje do t'i kalojë Gjykatës ku ka ndodhur vepra penale, në këtë rast në Shkodër.<br /><br />Të gjitha krimet për shkak të marrëdhënieve familjare tashmë do të kalojnë të gjykatat e rretheve. Gjithashtu në gjykatat e rretheve do të kalojë dhe vepra e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tashmë Krimet e Rënda do të gjykojnë vetëm çështjet e korrupsionit dhe grupet e strukturuara kriminale. Këtë të hënë Gjykata e Apelit vendosi të prishë vendimet e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë duke ia deleguar për kompetencë gjykatave të rretheve.

Buy Now on CodeCanyon