Moderatorja Alketa Vejsiu ka shpjeguar mbrëmjen e së hënës mënyrën se si përgatiten fëmijët për emisionin ?Në Kurthin e Piter Pan?.

Pyetjet pikante të fëmijëve bëjnë që shumë të pyesin nëse dikush i mëson ata.

?Shumë njerëz më kanë pyetur dhe në fakt kjo qëndron: I mësoni ju ata fëmijët që të bëjnë pyetje, ose i përgatisni ju ata? E vërteta është kjo: Ne takohemi çdo të shtunë me fëmijët dhe u flasim për personazhet, ua vendosim në ekran dhe i shohin, u tregojmë për historinë e tyre sepse janë gjenerata të ndryshme dhe u themi çfarë pyetje do të vinte ty në mendje në këtë moment dhe mbajmë shënime. Kështu vijnë pyetjet e fëmijëve?, tha Vejsiu.

Ajo tha se ka pyetje që harrohen, dhe disa të tjera që improvizohen.

?Disa prej këtyre pyetjeve harrohen dhe improvizohen të reja këtu, prandaj të shohim si do të shkojë sonte??

/tvklan.al