Pedagogu dhe analisti Erion Kristo ka shpërthyer kundër taksës së re në Rrugën e Kombit që pritet të aplikohet në prill, duke akuzuar shtetin se po vjedh shqiptarët për të disatën herë.<br /><br />Duke folur në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, Kristo kujton se në atë rrugë që është ndërtuar me paratë e shqiptarëve, kanë humbur jetën qindra njerëz për shkak të cilësisë së dobët.<br /><br />?Një herë e vodhën që e bënë, herën e dytë e vodhën sepse e bënë shtrembër. E dini se sa njerëz kanë vdekur në atë rrugë? Keni ndonjë ide? Kanë vdekur me dhjetëra, është larë me gjak ajo rrugë. Pra është vjedhur gjithë leku i sigurimeve, makinave, gjyqeve etj. Ku është qesharakja që do të vidhet prapë? Nëse kompania që do të bëjë koncensionin nuk arrin 8 milionë euro në vit fitime, do t?ja paguajë shteti. Pra do vidhet 4, 5, 6 herë, pra sa herë të mundet?