Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pjesmarrja e përfaqësuesve të komunitetit LGBT në disa takime me nxënës të disa shkollave në Tiranës për të diskutuar mbi të drejtat e komunitetit të tyre, ka ngjallur shqetësim e komunitetit të prindërve, por njëkohësisht dhe revoltën e shoqërisë në tërësi, e cila ka reaguar fort, sidomos në rrjetet sociale.

BOOM realizoi një vëzhgim të postimeve në rrjetet sociale nga aktivistët e komunitetit.Fotot dhe sidomos komentet që i shoqërojnë ato, i bëjnë takimet të duken si një fushatë e pastër e komunitetit LGBT drejt nxënësve në shkolla.

Komentet që shoqërojnë fotot nga takimet me nxënësit:

?Krenar për brezin e ri të aktivistëve që kanë nisur të çojnë përpara kauzën e LGBT. ?

"Diskutim mbi bullizmin dhe të drejtat e komunitetit LGBT, në shkollën e mesme "Petro Nini Luarasi".Një falenderim i veçantë për aktivistet trans Lola dhe Serafina që ndan eksperiencat e tyre".

Mesa duket hyrja e tyre në institucionet arsimore është diçka fare e zakonshme përsa kohë mund të realizohet edhe me ftesë nga vetë nxënësit siç duket qartë nga ky status i aktivistes, i cili na çon në Fushë Krujë.

?Në Fushë Krujë të rinjtë e gjimnazit Shote Galica na ftuan për të diskutuar për LGBTI në orën e psikologjisë. Kurajo për t`u marrë shembull ? ?.

Nga këto komente duket qartë se komuniteti LGBT e ka shpërdoruar fushatën e ndërgjegjësimit në lidhje me mosdiskriminimin ndaj tyre, duke e kthyer atë në një fushatë mbi promovimin e tyre tek të rinjtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-skanon-debatin-e-lgbt-ne-shkolla-ja-cfare-mendojne-deputetet