Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas vizitës së ambasadores se BE Romana Vlahutin dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Vlorë ka nisur punën task forca për pronat, e cila po bën verifikimit në terren në të gjithë qarkun.

Burimet për Ora News bëjnë të ditur se task forca do të ketë takime me Hioptekën, Prefekturën dhe Avokaturën e shtetit.

Një ditë më parë Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin zhvilloi takime në një sërë institucionesh në qytetin e Vlorës, duke theksuar më pas se abuzimet me pronat kanë qenë të mëdha në këto 20 vite dhe se duhet gjetur një zgjidhje e mirë. Ajo theksoi se pas reformës në drejtësi, reforma e pronës është më e rëndësishmja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tjetersimi-i-pronave-task-forca-nis-verifikimin-ne-terren-ne-vlore