Demokratët e cilësojnë të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën nismën e qeverisë për të pezulluar lëshimin dhe regjistrimin e titujve të pronësisë. Ata thonë se pas dy vendimeve të qeverisë fshihen interesa të Kryeministrit për t?ia dhënë këto prona miqve të tij.

"De facto Rama bllokon nje ligj dhe vendim të Gjykatës së Lartë. Bllokon regjistrimin e pronave të pronarëve, transaksionet që t'u shfuqizojë pronën dhe më pas t'ua japë oligarkëve për të zhvilluar projekte shumë milionëshe. Këto veprime janë antikushtetuese", tha deputeti i PD Oerd Bylylkbashi.

Por në kushtet kur Gjykata Kushtetuese e ka të pamundur marrjen në shqyrtim të një ankimi për shkak të vakancave, zgjidhja - thonë demokratët - për pronarët e pronave në bregdet mbetet vetëm Strasburgu.

"Qytetarët s'kanë asnjë shans të gjejnë drejtësinë në Gjykatën Kushtetuese dhe për rrjedhojë shqiptarëve u mbetet Stasburgu".