Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej kësaj të mërkure kush do të kalojë në rrugën e Kombit duhet të paguajë.

Kompania kocensionare nisi aplikimin e pagesës për mjetet sipas tarifave të përcaktuara.

Për të kaluar në Rrugën e Kombit tani paguhet nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.

Në të njëjtën kohë, përfaqësues të biznesit kosovarë e shqiptarë u bashkuan në një protestë në Morinë për të kundërshtuar taksën.

Rreth 150 mjete transporti, kryesisht të importuesve të kripës, çimentos e ushqimeve hynë dhe dolën bosh nga territori shqiptar, si për të treguar pasojat që do të ketë tarifa e re.

Në pankarta shkruhej thënia e Faik Konicës" Ruje Zot Shqipërine nga Shqiptaret, dhe "Ne po vendosim kufi, nuk po e heqim atë"

Barrë të shtuar për biznesit dhe qytetarët e cilësoi taksën edhe kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, i cili në një thirrje publike për kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës, kërkoi të gjithë lehtësinë e mundshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-importuesve-taksen-e-rruges-se-kombit-ruaje-zot-shqiperine-nga-shqiptaret