Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 73 vjetorin e themelimit të Shkollës Ushtarake "Skënderbej", Presidenti Ilir Meta nuk përjashton mundësinë e rihapjes së saj. Ideja mbështetet edhe nga ish- studentët, ose siç njihen ndryshe ish-begasit, shumë prej të cilëve sot janë emëruar në poste të rëndësishme.

"Po te jetë për mua, sot e hap prapë" deklaroi Meta.

Në kohën kur studentët e Shkollës Ushtarake "Skënderbej" ose siç njihen ndryshe ish-Begasit janë rikthyer duke u emëruar në poste të rëndësishme publike, nuk përjashtohet as mundësia e rihapjes së kësaj shkolle që ka edukuar me breza të tërë ushtarakësh.

Në 73-vjetorin e themelimit, Presidenti Ilir Meta vlerësoi kontributin e saj duke e cilësuar shtyllë te atdhedashurisë dhe patriotizmit.

Meta: Edhe sot ish-?Skëderbegasit? janë aktivë. Ata drejtojnë Forcat e Armatosura, institucionet e Sigurisë Kombëtare. Janë aktivë në të gjitha fushat, sikurse edhe ata të cilët janë në rezervë janë gjithmonë duke dhënë kontributin e tyre kudo në bazë të asaj edukate dhe atij formimi atdhetar dhe patriotik që kanë marrë në atë shkollë.

Kontributet e kësaj shkolle janë të jashtëzakonshme. Personalitetet që ajo ka nxjerrë janë personalitete që kanë merituar respektin dhe kanë lënë gjurmë në të gjitha fushat, jo vetëm në fushën e mbrojtjes, në atë të sigurisë, në fushën e rendit publik, por edhe në mjekësi, ekonomi, sport. Edhe në fushën e politikës Shkolla ?Skënderbej? ka nxjerrë mjaft personalitete, dhe në çdo drejtim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-studentet-kerkojne-rihapjen-e-shkolles-ushtarake-skenderbej