http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia socialiste ka qene e para force politike qe ka përshëndetur vendimin e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit për shkarkimin e Fatos Lulos nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk justifikonte pasurinë. Por me shume se kaq kryetari i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja ka ironizuar opozitën qe nuk ka folur ne mbështetje te këtij vendimi.
Sot gojët e liga kundër Vettingut duhet të heshtin përgjithmonë dhe të lënë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Komisionerin Publik, Vëzhguesit Ndërkombëtar të ONM dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të bëjnë detyrën që u ka ngarkuar Kushtetuta dhe Ligji.
Fatos Lulo është i pari gjyqtar qe shkarkohet pasi nuk kalon Vettingun, por jashtë sistemit te drejtësisë kane dale 10 gjyqtare, prokurore e ndihmesa ligjore.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar listën e personave për te cilët procesi i rivlerësimit nuk do te kryhet pasi ata kane dhënë dorëheqjen brenda afatit te parashikuar ne ligj, marsin e 2017.