Surprise Me!

Pse 5 Euro per Rrugen e Kombit? Gjiknuri: Sepse nuk del llogaria

2018-05-12 0 Dailymotion

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka sqaruar taksën 5 Euro të vendosur në Rrugën e Kombit, që zyrtarisht aplikimi nisi që ditën e djeshme. Duke iu kthyer përgjigje akuzave e kritikave të opozitës për këtë taksë, Gjiknuri u shpreh se aplikimi i tarifës për këtë rrugë është diskutuar që në kohën e qeverisjes së demokratëve.<br />Ndërsa sa i përket diskutimit për tarifën 5 Euro, ministri i Infrastrukturës theksoi se nëse do të vendosej një kuotë më e vogël, nuk do të mbulonte investimet e bëra për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.<br />"Sipas kontratës, koncesionari do të investojë 262 milionë Euro gjatë jetës së kontratës. Vetëm 4 vitet e para do të investohen 45 milionë Dollarë. Pse del kaq kjo tarifë? Sepse aq është dhe trafiku. Ajo rrugë nuk ta kthen investimin, kjo dihet. U bë si rrugë patriotike. Dakord. Ama përdoruesit e asaj rruge duhet të paguajnë për ta mitëmbajtur. Nuk ka formë tjetër për të mirëmbajtur rrugët. Kjo është forma e vetme për ta pasur atë aset", tha ministri.<br />Gjiknuri shtoi gjithashtu se po diskutohet edhe një skemë, që pas disa muajve të aplikohet abone me tarifë më të ulët për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë shpesh në Rrugën e Kombit.<br />"Brenda 6 muajve do të bëhet një zgjidhje që të kesh një abone që bën një çmim të minimizuar për ata që udhëtojnë shpesh", deklaroi ministri Damian Gjiknuri.

Buy Now on CodeCanyon