Surprise Me!

Debati për Rrugën e Kombit, ish-ministri Haxhinasto: Tarifa të ishte nën mesataren e rajonit

2018-05-12 0 Dailymotion

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka deklaruar në parlament se i qëndron atyre që ka deklaruar kur ishte ministër, lidhur me taksën për Rrugën e Kombit, ndryshe nga qëndrimi i sotëm i LSI-së.<br /><br />Teksa sot partia e tij shprehet kundër taksës, ai thotë se qëndrimi i tij ka qenë për një tarifë më të ulët. Por edhe në përllogaritjet që bën shkon sërish pranë tarifës së vendosur.<br /><br />?I përmbahem atyre që kam bërë kur kam qenë ministër, edhe për rastin konkret, por dua të bëj disa sqarime. E para ka të bëjë me tarifën. Për atë kohë propozimi u bë të ishte tarifë më e ulët se rajoni. Sipas kilometrave ajo që propozohej ishte 3.82 euro, shto 20 %, shkon 4.6 euro. Ajo që kam thënë ka të bëjë me tarifën për kilometër?, thotë ai.

Buy Now on CodeCanyon