Surprise Me!

Taka te Rruga e Kombit, Gjiknuri: E vetmja mënyrë për mirëmbajtjen, duhen dhe 200 mln € investime

2018-05-12 0 Dailymotion

Ministri për Energjinë dhe Infrastrukturën, Damian Gjiknuri ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se tarifa në ?Rrugën e Kombit? është e domosdoshme për mirëmbajtjen e saj dhe përfundimin e autostradës. Sipas tij, nisma për dhënien e rrugës me koncesion ka qenë ide e ish-kryeministrit Sali Berisha që në vitin 2010. <br /><br />Gjiknuri tha se për përfundimin e rrugës duhen edhe 200 mln euro. Sipas tij, koncesionari do financojë 40 milionë dollarë investime katër vitet e para të koncesionit. <br /><br />?Nuk e mirëmbajmë dot dhe për këtë shkak ia kemi dhënë një kompanie private. Sali Berisha i vitit 2010 tha se do ia japim me koncesion një kompanie mirëmbajtjen dhe me të drejtë. Ministrat e LSI kanë mbajtur një qëndrim korrekt për të realizuar këtë koncesion. Rruga nuk ka përfunduar dhe kërkon fonde, duhen 200 mln euro që të përfundojë. 40 mln USD do investohen 4 vitet e para?, u shpreh Gjiknuri.

Buy Now on CodeCanyon