Surprise Me!

Debati në parlament, nga Rruga e Kombit te lobimet, Rama: 7×7 bëjnë 42 për mikun tim Lulzim

2018-05-12 0 Dailymotion

Debatet e forta dhe batutat kanë shoqëruar seancën plenare të kësaj të enjteje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Basha paralajmëroi Ramën se do të përballet me revoltën më të madhe popullore, por Rama ja ktheu me ironi, teksa i tha se ?7×7 bëjnë 42, atëherë të gjitha llogaritë e kësaj aritmetike nuk kanë lidhje me realitetin e shifrave dhe fakteve. Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s?të përgjigjet?.

Gjithashtu kryeministri Rama që solli në vëmendje skandalin e lobimit, duke e cilësuar atë gropën e fundit të Bashës, ndërsa shtoi se ai vetë nuk ja ka hapur gropën partisë së tij. E menjëhershme ka qenë dhe kundërpërgjigjja e Bashës, i cili sfidoi hapur Ramën, teksa kërkoi një hetim parlamentar mbi lobimin rus.

?Po vij tek gropa më e fundit, unë nuk i kam hapur gropë partisë sime. Siç mendon dhe vetë Saliu, kjo nuk ka lidhje me xhepat e errët të oligarkëve rusë. Profesor, u kam thënë një shprehje, që siç thotë Saliu ia ka mësuar gjyshja: Qesh mirë kush qesh i fundit. Mos qeshni me këtë histori, nuk dua t?ju vijë më e hidhur?

Edi Rama, kryeministër i vendit

?Unë nuk jam miku jot, është Shullazi, Habilajt, disa i ke pasur këtu, ata janë miqtë e tu. Hajde të hetojmë për lobimin rus, jam i hapur të hetojmë dhe ta cojmë në Prokurori. Nëse gjen një cent të PD direkt nga oligarkët rusë. I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin, të bëjë transparencë. Hajde bëjmë një hetim parlamentar për influencën ruse dhe të sqarojmë ku i ka futur kthetrat?

Buy Now on CodeCanyon